75 Mall Live Search
14:33 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Diagnostikimi me ultrazë dhe mamografi mobil, mbeten prioritet yni kundër kancerit të gjirit

Tani jemi në muajin Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar Nafije Latifin, e cila drejton shoqatën Jeta-Vita dhe promovon kulturën e mbrojtjes kundër kësaj sëmundje të rëndë, ku thotë që diagnostikimi me ultrazë dhe mamografi mobil, mbeten prioritet yni.

Zemaj tha se pengimi dhe ndërgjegjësimi për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është rruga më e mirë, andaj, duhet ndalur vdekshmërinë nga kjo sëmundje tinëzare, shkruan Indeksonline.

“Sivjet aktivitetet e lidhura me muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, janë reduktuar për të ruajtur shëndetin e nënave, motrave e grave tona, andaj tubimet janë simbolike, por, aktivitetet mobilizuese kundër kancerit të gjirit, nuk do të ndalen.

Diagnostikim me ultrazë dhe mamografi mobil, me disa kërkesa specifike, mbeten prioritet yni jo vetëm për Muajin kundër kancerit të gjirit”!