Zemaj e quan turp mos përfshirjen e disa personaliteteve të njohura në Fjalorin Enciklopedik
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Armend Zemaj e ka quajtur turp mos përmendjen e disa personaliteteve shumë të njohura në Fjalorin Enciklopedi të Kosovës, të botuar në dy vëllime nga institucioni më i lartë i dijes, ASHAK.
Sipas tij, është e turpshme mos përmendja e këtyre zërave, por dëshpëruese është edhe mënyra se si janë pasqyruar shumë personalitet dhe ngjarje.
Ai ka paralajmëruar se së shpejto do t’i adresohet Akademisë me një reagim të plotë:
“Në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, të botuar në dy vëllime nga institucioni më i lartë i dijes, ASHAK, është tepër zhgënjyese dhe të habit fakti se si disa njerëz mundohen që të largojnë nga vëmendja e publikut personalitete shumë të njohura, emri i të cilëve është i lidhur me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Është jashtëzakonisht e turpshme mos përmendja e këtyre zërave, por dëshpëruese është edhe mënyra së si janë pasqyruar shumë personalitete dhe ngjarje. Ajo që nuk më ka habitur është fakti se disa “autorë” të pasqyruar në këtë fjalor janë të njohur si bashkëpunëtor të krimit gjatë luftës dhe pas saj, por për t’u çuditur është se sa të paguximshëm janë paraqitë “Redaksia”, ku dyshoj nëse aty janë me shumë si emër, se sa si vendimmarrës.
P.S. Një reagim të plotë së shpejti do t’i adresohet Akademisë, por ky ishte vetëm sa për njoftim të publikut”, ka shkruar Zemaj./Indeksonline/