75 Mall Live Search
10:50 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj flet para deputetëve: Të bëhemi gati të kalojmë nga faza pandemike në atë endemike

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj po raporton para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Shëndetësi. Zemaj ka treguar për situatën në të cilën e ka gjetur ministrin, duke kërkuar kështu bashkëpunim nga të gjithë, transmeton IndeksOnline.

Ai ka thënë se janë shumë të vetëdijshëm për rritjen e numrit të të infektuarve  andaj dhe ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e vendosura nga institucionet e vendit.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për numrin në rritje, procesin e vështirë të gjurmimit të kontakteve, infeksionet brenda spitalore që janë, rrezikun e shtrirjes. Pres të bashkëpunojmë me ju dhe qytetarët”, tha Zemaj, raporton IndeksOnline.

Zemaj tutje ka thënë se derisa vendi po përgatitet të futet nga faza pandemike në atë endemike, qytetarët duhet të vazhdojnë të bartin maskat, të ruajnë distancës.

“Të ruajnë distancën. të përdorin maska, derisa nuk kemi vaksinë duhet të kalojmë nga ajo pandemike në fazën endemike”, tha Zemaj para deputetëve.

Kuptimi i fjalwt endemike, do të thotë përhapje e ulët e infeksionit./IndeksOnline/