Zemaj i jep lajm të mirë Ferizajit, për ndërtimin e spitalit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.
Me këtë rast, Zemaj tha se çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundojë ndërtimi i tij.
Ai tha se po bëhet maksimumi që të rriten kapacitetet testuese dhe furnizimet me barna në Spitalin e Përgjithshëm dhe të QKMF-ve.

Postimi:
Çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundojë ndërtimi i tij.
Tashmë punimet për ndërtimin e spitalit po vazhdojnë.
Bashkë me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu, dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore. Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve.
Investimet për kompletimin e infrastrukturës spitalore dhe pajisjeve mjekësore janë prioritet, jo vetëm për Spitalin e Ferizajt. Ne po bëjmë maksimumin në këtë drejtim, krahas rritjes së kapaciteteve testuese dhe furnizimet me barna.
Bashkë ia dalim!
