Zemaj i uron mirëseardhje Lul Rakës në ekip, pasi u shërua nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në FB i ka uruar mirëseardhje mikrobilogut Lul Raka, i cili është shëruar nga COVID-19.
Zemaj thotë se puna e tyre është ta bëjnë të pamundurën për mbrojtjen e qytetarit.
Ky është postimi i plotë:
Mirë se vjen në ekip, prof. Lul Raka. Edhe pse kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, kishim kënaqësinë që sot të na bashkëngjitesh në mbledhjet tona, pas izolimit si pasojë e infektimit me Covid 19.
Puna jonë është të bëjmë të mundurën dhe të pamundurën për mbrojtjen e qytetarëve, planifikimin dhe masat e përshtatshme, në pajtim me gjendjen. Përvoja e vendeve tjera është e mirëseardhur, duke aplikuar kushtet tona.
Mirënjohës ndaj të gjithë kontribuesve për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.