75 Mall Live Search
14:54 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Zemaj: Ilaçin Remdesivir shumë shpejt do ta sjellim në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar nga afër punimet që po bëhen në objektin e ri të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas vizitës brenda objektit, ministri Zemaj tha se punët në këtë objekt janë drejt përfundimit e që ky spital sipas tij do të jetë shembull edhe për rajonin. Tutje derisa ka folur për rendësin e këtij objekti, Zemaj tha se ky objekt do t’ua lehtësoj punën edhe profesionistëve shëndetësore dhe fëmijëve në Kosovë.

“Po përballemi me një situatë jo të lehtë pandemike, pandemia fatkeqësisht dhe virusi po merr edhe jetë por insistimi ynë dhe prioriteti ynë është që ato ku fillon jeta ta rikthejmë fokusin dhe të jemi më të vëmendshëm që të krijojmë kushte stabile dhe përkrahje për profesionistët shëndetësor, tua lehtësojmë punë dhe të mundësojmë një jetë më të mirë. Kjo qendër pothuajse është në përfundim e sipër do të na lehtësoj edhe neve punë si menaxhment e mbi të gjitha profesionistëve shëndetësorë, fëmijëve të Kosovës, nënave dhe prindërve të cilët do ta kenë më të lehtë trajtimin dhe marrjen e shërbimeve…Ky spital do të jetë shembull edhe për rajon. Jo vetëm për Kosovën që do të mundësoj e lehtësoj por e shihni dhe ndërlidhjen që u bë dhe është mirë e planifikuar”, deklaroi Zemaj

E ushtruesi i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Saudin Maliqi thotë se punët që po bëhen në këtë spitalin e fëmijëve janë mbresëlënëse.

“Ishte mbresëlënëse puna që bëhej aty dhe kjo është një aset shumë i madh shumë i mirë për QKUK dhe një dobi shumë e madhe për gjithë fëmijët. I gëzohemi këtij fonacioni dhe jemi të lumtur që kjo realizohet këtu tek ne në Kosovë”, tha Maliqi.

E Zemaj aty u pyet edhe për ilaçin Remdesivir anti-COVID19 i cili ka kosto të lartë dhe nuk është në listën esenciale.

Me ç’rast ministri Zemaj tha se shumë shpejt ky ilaç do të arrijë edhe në Kosovë.

“Ministria e ka në procedurë të prokurimit në dy variante një të brendshme dhe një përmes prokurimit të Bashkësisë Evropiane. Shumë shpejt do të jenë edhe disa shuma të konsiderueshme në bazë të planifikimeve që fatkeqësisht të cilat ishin pak më të lehta sepse periudhën e shtatorit dhe tetorit e kishim me numër më të ulët të infektimeve dhe shumë më pak raste spitalore por sido që të jetë shumë shpejtë edhe kjo do t’iu vie në ndihëm qytetarëve të cilët janë duke u trajtuar dhe iu preferohet terapia nga mjekët. Ka kosto dhe ne sadopak me atë buxhet që kemi një kontingjent shumë shpejt do të vie”, tregon Zemaj.