14:37 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Inspektorët në aksion, në kafene s’lejohen më shumë se 50 persona dhe askush s’do lejohet pa maska!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ta se të gjithë inspektorët e rinj tashmë janë në aksion, duke kryer inspektime në gjithë territorin e Kosovës.

Zemaj theksoi se në Prishtinë në lokacionin “Kafetë e vogla” po inspektohen bizneset gastronomike, ku s’mund të lejohen më shumë se 50 persona.

Madje, ai shtoi se askush s’do të lejohet pa maska, transmeton Indeksonline.

Ndëkaq, Zemaj deklaroi se s’do të tolerohen shkelësit dhe ata që relativizojnë rrezikun dhe mosrespektimin e masave.

Postimi i plotë:

Të gjithë në mbrojtjen e shëndetit

Të gjithë inspektorët e rinj në aksion.

Inspektim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në Prishtinë, të lokacioni “Të kafetë e vogla” po inspektohen bizneset gastronomike.

Në kafene nuk mund të lejohen më shumë se 50 persona.

Askush s’do lejohet pa maska!

S’do të tolerohen shkelësit dhe ata që relativizojnë rrezikun dhe me mosrespektim të masave behën bartës të virusit edhe në familjet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë me gjithë potencialin është dhënë në tentativë të monitorimit të bizneseve nëse po i respektojnë rregullat anti-COVID-19.

Ky kontroll ka në fokus të detektojë bizneset që nuk respektojnë masat parandaluese dhe udhëzimet e “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19”.

Ju lutem na ndihmoni edhe ju që ta mbrojmë shëndetin tonë dhe të familjeve tona.

Falënderojmë dhe përshëndesim të gjithë punonjësit shëndetësorë të Kosovës, vullnetarë, kontribuues të tjerë publikë dhe privatë si edhe udhëheqësit e tyre për mbajtjen e frontit kundër COVIDIT-19.

Shëndeti i qytetarit mbi të gjitha!

Respektojini rregullat!

Kuptojeni seriozisht rrezikun e virusit!

Vendosni maskat!?