75 Mall Live Search
22:37 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / F.R

Zemaj: Istogu dhe shumë qytete të Kosovës u lanë pa energji elektrike për shkak të dështimit të qeverisë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj situatës me energjinë elektrike në vend, duke theksuar se gjysma e Istogut, Rahoveci, Malisheva dhe shumë zona të tjera në Kosovë kanë mbetur pa rrymë.

Zemaj tha se menaxhimi i sektorit të energjisë është i dobët dhe i papranueshëm, ndërsa ka akuzuar qeverinë se jo vetëm që nuk ka ndërmarrë masa për përmirësimin e situatës, por e ka përkeqësuar atë për shkak të inateve politike pas humbjes së thellë në Istog.

Sipas tij, qeveria nuk ka mbështetur një projekt madhor që do të zgjidhte përfundimisht problemin e rrjetit elektrik për Komunën e Istogut.