75 Mall Live Search
09:13 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zemaj jep detaje për përfundimin e konkursit të specializimit të mjekëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencë për media ka thënë se në kokursin për specializim ka pasur një numër të madh të mjekëve të interesuar, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se MSH u ka dhnë mundësi 2000 mjekëve të përgjithshëm, stomatologëve dhe psikologëve, që të bëhen pjesë e konkurrencës për të filluar një specializim në fushën e përzgjedhur.

Sipas të dhënave nga Sekretaria e Bordit për Shkollim Specialistik, në këtë konkurs kanë aplikuar, siç e thamë rreth 2000 kandidatë, për të tre nivelet e Kujdesit Shëndetësor:

Pra, për Kujdesin parësor Shëndetësor, të financuar nga komunat QKMF (Mjekësi familjare, biokimi klinike dhe ku ka maternitete, pediatër dhe gjinekolog)

Për Kujdes Dytësor dhe Tretësor  (Spitale të Përgjithshme dhe QKUK-profilet e tjera të specializimeve, sipas nevojave të institucioneve)

Ndërsa për Stomatologji, janë 250 vende me vetëfinancim”, tha ai.

 E, në ketë konkurs MSH i ka ndarë disa vende shtesë për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

“Duke ndarë edhe 8 vende me financim nga Ministria për mjekët nga Lugina e Preshevës dhe 40 me vetëfinancim, duke ndarë kështu gjithsej 48 vende specializime për mjekët nga Lugina e Preshevës”, tha ai./IndeksOnline/