Zemaj jep premtimin e madh: Do të bëj realitet sigurimet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë një premtim që madh të cilën e presin qytetarët e Kosovës që shumë vite.
Zemaj ka thënë se do të bëj realitet sigurimet shëndetësore në Kosovë. Për këtë, ai paraprakisht ka propozuar dhe qeveria ia ka miratuar emërimin e anëtarëve te Bordit Drejtues te Fondi te Sigurimeve Shëndetësore.
“Do të bëjmë realitet sigurimet shëndetësore.
Jemi të përkushtuar maksimalisht dhe po angazhohem që sa më parë të plotësohen të gjitha parakushtet, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë dhe t’u ofrohet qytetarëve sigurime shëndetësore dhe mburojë financiare.
Bazuar në propozimin tim, sot Qeveria e Republikës së Kosovës e miratoi emërimin Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si organi më i lartë vendimmarrës i fondit në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor.
Po ashtu grupi punues ka filluar punën për hartimin e ligjit për sigurimet shëndetësore. Do të insistoj që të punohet pa humbur kohë dhe me një dinamikë të shpejt për draftimin e tij.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është institucion i pavarur publik me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta që, në emër të të siguruarve, të administrojë me mjetet financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë” shkruan Zemaj në njoftim./Indeksonline/