11:18 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020

Zemaj ka një lajm të mirë për kandidatët shëndetësor nga Lugina

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka dhënë lajmin e madh për kandidatët shëndetësor që janë nga Lugina.

Zemaj ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit.

Ai tha se mbështetja ndaj qytetarëve të Luginës do të vazhdoj, shkruan indeksOnline.

“Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë!

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik.

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit!

Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë”, tha ai./IndeksOnline/