Zemaj: Kemi dëshmuar se sa herë kemi qenë bashkë kemi fituar, edhe ndaj COVID 19 do të fitojmë

Ministri i Shëndetësisë përmes rrjetit të tij social Facebook, ka dal sot me një apel të ri duke ju drejtuar qytetarëve dhe të gjithë mekanizmave shtetërore që merren me menaxhimin e pandemisë COVID 19.
Ai ka thënë se kemi dëshmuar se sa herë kemi qenë bashkë kemi fituar. Andaj, edhe në luftë kundër Covid-19, pashmangshëm do të dalim fitues.
“Të vazhdojmë fuqishëm, secili në përgjegjësitë që kemi, qeveria, policia, inspektoratet, spitalet, qytetarët dhe të gjithë akterët tjerë, bashkë kundër pandemisë. Zëri i ekspertëve të vazhdoj të jetë zëri i vetëm që duhet të dëgjohet, vendimet e institucioneve duhet të respektohen dhe secili prej nesh, t’i zbatojë ato”, ka shkruar Zemaj.
Ai ka bërë thirrje që të mbrojmë veten dhe të afërmit, të mbrojmë shëndetin publik dhe ta ndihmojmë shtetin.
“Shteti duhet të jetë i hapur. Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijojnë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar. Andaj, të jemi të kujdesshëm dhe ta mundësojmë funksionimin e hapur të shtetit për të gjithë”, ka shkaruar ndër të tjera Zemaj.
Ai ka vënë në dukje se ata që shkelin masat anti Covid- 19, duhet të zbatohet në përpikëri Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit.
Bashkë ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!