75 Mall Live Search
11:24 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj kërkon të respektohen masat mbrojtëse nga qytetarët, ia tërheqin vërejtjen deputetët: Duhet dhënë shembull së pari ju

Teksa Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj  po mbante fjalën e tij para deputetëve, duke iu kujtuar kështu qytetarëve që të vazhdojnë të kenë kujdes të shtuar duke përdorur maskat dhe dorëzat, transmeton IndeksOnline.

E teksa ai po mbante fjalën para foltores, nuk kishte as dorëza e as maskë, teksa iu drejtohej deputetëve.

Pikërisht për këtë erdhi vërejtja nga ana e deputetëve dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se do të ishte mirë se kur flasim për respektimin e këtyre masave, “të jemi shembull ne institucionet”.

Ndërsa deputeti Fitim Uka nga Vetëvendosje tha se ministri do të duhej të ishte shembull i mirë, e jo siç po vepron tani.