75 Mall Live Search
12:49 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / H F

Zemaj: Kjo qeveri i ka duar të papastra, Dejona është vetë Kurti

Në Kuvendin e Kosovës sot është duke u zhvilluar seanca e radhës e jashtëzakonshme. Në këtë seancë edhe sot të pranishëm nuk janë deputetët e pozitës, saktësisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë Kurti, për siç ka thënë ai korrupsionin e vazhdueshëm.

“Kjo qeveri veç daur të pastra nuk i ka, i ka futur thellë në korrupsion. Aferat e tyre po e gjejnë dritën e publikimit cdo ditë. Publikimi i mesazheve ku Dejona Mihali me të arrestuarin tashmë Nagip Krasniqi diskutojnë për korrupsionin në KEK”, tha Zemaj, transmeton IndeksOnline.

“Të rikutjojmë se Hafizi nuk është person i parëndësishëm. Dejona është vetë Kurti. Këta njerëz janë struktura kriminale. Si ka mundësi njëri i quajtur Naser Hafizi të blejë 4 banesa, prona. Pse nuk janë alarmuar me kohë për të hyrat e tij.”, ka shtuar tutje Zemaj. /IndeksOnline/