75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zemaj konfirmon: Maqedonia e Veriut hap kufijtë për kosovarët!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në FB ka njoftuar se Qeveria e Maqedonisë Veriore e ka miratuar propozimin e Komisionit për sëmundjet infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR.

“Këtë ma konfirmoi zv.ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.

Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR.

Testi PCR mund të kthehen nëse vëremë se ka rritje të rasteve të infeksionit”, shkruan Zemaj.