75 Mall Live Search
19:35 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / MSH1

Zemaj kritikon premtimet e parealizuara të Kurtit, në Deçan

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se qeveria Kurti nuk ka përmbushur premtimet e saj për ndërtimin e çerdheve në Deçan. 

Nëpërmjet një postimi, Zemaj u supreh se “kjo qeveri ka dështuar edhe në fusha të tjera jetike për qytetarët e Deçanit”. 

“Nënat dhe motrat tona kanë nevojë për përkrahje të fuqishme dhe për mundësi të barabarta për të qenë të pavarura në angazhimet e tyre. Ato nuk duan lëmoshë; ato duan mundësi reale për avancim në punë dhe në jetën publike” deklaroi ai. 

Ky është postimi i plotë i tij:

Prej 160 çerdheve të premtuara nga Qeveria Kurti në vitin 2021, vetëm njëra ka filluar në Deçan, dhe përfundimi i saj duket larg.
Ky është një dështim.

Kjo qeveri ka dështuar edhe në fusha të tjera jetike për qytetarët e Deçanit:

Dështuan në ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

Dështuan për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë.

Dështuan në mbrojtjen mjedisore nga hidrocentralet e paligjshme në Deçan.

Dështuan kur legalizuan dhe falën pronat e Manastirit të Deçanit.

Sot, nga Deçani, ne premtojmë se së paku edhe katër çerdhe do të përfundojnë nën qeverisjen e LDK-së.

Nënat dhe motrat tona kanë nevojë për përkrahje të fuqishme dhe për mundësi të barabarta për të qenë të pavarura në angazhimet e tyre. Ato nuk duan lëmoshë; ato duan mundësi reale për avancim në punë dhe në jetën publike.

Retorika boshe përfundon më 28 dhjetor. Respekti, dinjiteti dhe shpresa për një jetë më të mirë kthehen bashkë me veprimet konkrete në Deçan dhe në tërë Kosovën.