75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Kthimi i masave do ta shkatërrojë Kosovën dhe qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit në komisionit parlamentar rreth menaxhimit të situatës me koronavirus ka thënë se rikthimi i masave kufizuese do të ishte fatal për ekonominë dhe qytetarët e vendit.

Zemaj ka thënë se do të bëj çmos që masat të mos kthehen.

“Si minister i Shëndetësisë do të bëj çmos që të mos ketë rikthim të masave. Masat, rikthimi në izolim do ta shkatërrojë Kosovën, do t’i shkatërrojë qytetarët tanë, ekonominë, inteligjencën, shëndetin mendor, e shumë gjëra tjera”, tha Zemaj.

Ai theksoi se vendimi më i lehtë do të ishte që t’i izolonte qytetarët, por shtoi se preferon të ballafaqohet me situatën e krijuar dhe se nuk do t’i ikë përgjegjësisë.

“Është vendimi më i lehtë që unë t’i rikthejë masat dhe t’i çojë qytetarët në vetizolim… Por unë këtë nuk e preferoj, unë e kam preference ballafaqimin me situates. Nuk i iki situatës, nuk i iki përgjegjësisë”, tha Zemaj.

Ai u zotua se asnjë vendim që e rrezikon shëndetin e qytetarëve nuk do të merret nga Ministria e Shëndetësisë.