14:32 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Lakorja e vdekjes së pacientëve me Covid-19, ka rënë në zero brenda 24-orëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se lakorja e vdekjes së pacientëve të infektuar me COVID-19 brenda 24-orëve, ka rënë në zero.

Zemaj deklaroi se puna e përkushtimi maksimal duhet të vazhdojë më tej.

“Përkitazi me situatën epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë̈, si edhe menaxhimin e mëtejmë̈ të situatës së shkaktuar nga Covidi-19, biseduam sot me kryetarin e Junikut, z. Agron Kuçi gjatë vizitës që i bëmë kësaj komune.Vizitova edhe QKMF-në e kësaj komune, ku nga afër pashë shërbimet që ofrohen për kujdesin shëndetësor. Do të ofrohet mbështetja për ta fuqizuar shëndetësinë primare në Junik, duke iu dhënë hapësirë disa mjekëve që do ndjekin specializimet për mjekësi familjare she biokimi klinike”, tha Zemaj, transmeton Indeksonline.

Ai theksoi se së shpejti do ndërmerren edhe veprime të tjera në rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe pajisjeve që të ngrihet cilësia e shërbimeve shëndetësore.

“I falënderova mjekët dhe stafin shëndetësor për punën që po e bëjnë në këtë kohë të pandemisë.

Në këto takime, ishte i pranishëm edhe Ruzhdi Shehu, përfaqësues junikas dhe zyrtar i lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, shtoi ai./Indeksonline/