16:24 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj largohet nga objekti i qeverisë, nuk deklarohet për media

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është parë të largohet nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Teksa kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ende nuk është paraqitur para mediave për konferencën e paraparë në ora 16:00, Zemaj duket se u largua nga takimet e rëndësishme që pati sot lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Pavarësisht kësaj, është pikërisht Këshilli i Sigurisë së Kosovës që po zhvillohet mbledhje ku po diskutohet lidhur me këtë situatë, transmeton Indeksonline.

I pranishëm aty është edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi./Indeksonline/