20:00 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

Zemaj: Mbi 100 mijë vaksina Pfizer pritet të vijnë në qershor

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se COVAX i ka konfirmuar se në Kosovë do të arrijnë 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor.

Zemaj falenderoj të gjithë ata që u angazhuan për sigurimin më të shpejtë të vaksinave, shkruan IndeksOnline.

“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave.

Ju faleminderit të gjithëve”, tha ai./IndeksOnline/