75 Mall Live Search
09:35 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Zemaj me një mesazh për votuesit: Kërkoj mandatin e gjashtë, sepse do ju përfaqësoj me dinjitet

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, e kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Armend Zemaj, u është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës me një mesazh, shkruan IndeksOnline.

Përmes një videoje, Zemaj u ka kërkuar qytetarëve që ta vlerësojnë punën dhe përkushtimin e tij më votë.

Ai tregoi se mban numrin 17 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Gjatë këtyre muajve si ministër i Shëndetësisë, por edhe sa isha deputet çdoherë me nder dhe me përgjegjësi i kam shërbyer vendit dhe qytetarëve të vendit tim, njësoj do të veprojë gjatë gjithë jetës sime politike dhe institucionale.

Dita e zgjedhjeve po afron, më 14 shkurt Republika e Kosovës shteti më i ri në Evropë voton.

Për pesë herë deri ot më besuat përfaqësimin në Parlament, pres nga ju edhe mandatin e gjashtë për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të përfaqësuar interesin tuaj, duke ju përfaqësuar me dinjitet.

Në garën e 14 shkurtit e kam numrin 17 në listën fituese të LDK-së, andaj prej nga ju edhe një vlerësim nga ju me votë për punën time, për përkushtimin”, tha ai.