75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemaj merr zotimin nga donatorët ndërkombëtar për vazhdim të mbështetjes për shëndetësinë kosovare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim virtual me donatorë dhe ambasadorë të huaj në Kosovë për t’i i njoftuar në hollësi për punën që po bëhen në shëndetësi, për dinamikën e angazhimeve për të jetësuar projektet e caktuara, sigurimet shëndetësore për qytetarët si dhe hartimin dhe plotësimin e projektligjeve përkatëse, shkruan IndeksOnline.

Zemaj ka theksuar tutje se ka marrë mbështetje nga këta donatorë për të vazhduar edhe më tutje ndihmës që i kanë dhënë Kosovës në këtë kohë të vështirë.

Ai ka treguar se aktualisht në Kosovë përmes projekteve  janë të angazhuar shtetet si SHBA-të, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Qatari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

Njoftimi i plotë i tij: