Zemaj monitoron testimet në shesh: Situata është nën kontroll, s’do të ketë lirim të masave

Ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj, ka monitoruar testimet që po bëhen në sheshin “Zahir Pajazit”, për Covidin-19, nga IKSHPK-ja, raporton Ekonomia Online.
Ai e mirëpriti iniciativën e institutit dhe sipas tij, kjo është mënyrë e mirë që të testohen sa më shumë qytetarë.
Midis tjerash ministri tha se pavarësisht gjendjes me Covid-19 në duhet të jemi të kujdesshëm.
“Pavarësisht situatës në kontroll duhet të jemi të kujdesshëm”.
I pyetur se a do ketë ndryshim të masave në rast se do ketë përmirësim të situatës Covid-19, ministri tha se masat mbesin të njëjtat.
“Do fillojmë edhe me teste të shpejta, teste të avancuara dhe këto teste që tashmë kanë ardhur do të mundësojnë që të jepen në vende të ndryshme dhe do zbatohen shpejt”.