Zemaj ndihmohet nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë̈/ OBSH prezantuan ekspertizën dhe monitorimin e tyre të cilin e kanë realizuar gjatë këtyre javëve, e që do të vazhdojë edhe në javët në vijim. Zemaj ka falënderuar ekspertët për punën tyre të jashtëzakonshme që po e bëjnë këtu.
Statusi i Zemajt:
Së bashku me znj.Ulrike Richardson, Koordinatore e OKB për Zhvillim, ekspertët e OBSH, përfaqësuesit e UNOPS, ata të sistemit shëndetësorë të Kosovës, Naser Ramadanin, drejtor i IKSHPK dhe dr. Lul Rakën, drejtues i Bordit Këshillëdhënës për Covid19, sikurse dhe drejtorët e klinikave të QKUK-së, diskutuam rreth gjendjen epidemiologjike.
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë/ OBSH prezantuan ekspertizën dhe monitorimin e tyre të cilin e kanë realizuar gjatë këtyre javëve, e që do te vazhdoje edhe në javët në vijim.
I falënderova për punën tyre të jashtëzakonshme që po e bëjnë këtu.
Konfirmova se Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet përkatëse do t’i marrin seriozisht dhe do t’i adresojnë të gjitha rekomandimet e partnerëve tanë që po na ndihmojnë në këtë kohë të pandemisë.