Zemaj në Aeroportin e Prishtinës: Të respektohen masat anti-COVID si nga personeli ashtu edhe nga bashkëatdhetarët

Javën e fundit qindra bashkatdhetarë u nisën drejt vendlindjes për t’i kaluar festat e fundvitit, ani pse ata që erdhën përmes rrugëve tokësore u ballafaquan me pritje të mëdha.
E, sot, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili gjithashtu mirëpriti diasporën.
Zemaj ka thënë se është shumë e domosdoshme që të respektohen masat antiCovid në tërë hapësirat e aeroportit, si nga bashkatdhetarët ashtu edhe nga personeli i aeroportit.
Ky është postimi i plotë i Zemajt:
Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” është nikoqir i parë i mijëra bashkatdhetarëve tanë, të cilët ditëve të fundit janë duke arritur me aeroplan për festat e fundvitit.
Është shumë e domosdoshme që të respektohen masat antiCovid në tërë hapësirat e aeroportit, si nga bashkatdhetarët, ashtu edhe nga personeli i aeroportit.
Andaj, duke u uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve tanë, u bëj thirrje t’i respektojnë masat antiCovid, ndërsa festat e fundvitit t’i shënojnë në familje. Ruajeni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik, ashtu e ruajmë edhe Republikën e Kosovës!

