Zemaj në koordinim me kryetarët e komunave të Kosovës, e takon Refki Sumën

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vazhdon të jetë në koordinim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë në vend ka pritur sot në takim kryetarin e Hanit të Elezit, Refki Suma.
“Sot prita në takim kryetarin e Hanit të Elezit, z. Refki Suma, me të cilin folëm për shqetësimet e krijuara nga Covidi-19, si edhe shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik, që po kanos shëndetin e qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Hanit të Elezit, janë në koordinim të plotë për luftimin e Covidit 19.
“Bashkë do ia dalim”, shkruan Zemaj në njoftim./Indeksonline/