Zemaj: Në momente të vështira kemi pranë djemtë dhe vajzat e FSK-së, të gatshëm për t’u vënë në shërbim të qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se 12 infermierë të trajnuar nga FSK-ka i janë bashkuar sot Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ai tha se kjo është dëshmi konkrete që FSK-ja sikurse edhe Batalioni i Mjekësisë në kuadër të FSK-së ka kapacitete mjekësore dhe logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situate, transmeton Indeksonline.
Zemaj shtoi se në momente të vështira kemi pranë djemtë dhe vajzat e FSK-së, që janë të gatshëm për t’u vënë plotësisht në shërbim të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Dymbëdhjetë infermier/e të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), iu bashkëngjiten Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kjo është një dëshmi konkrete se FSK-ja sikurse edhe Batalioni i Mjekësisë në kuadër të FSK-së ka kapacitete mjekësore dhe logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situatë. Në momente të vështira kemi pranë djemtë dhe vajzat e FSK-së që janë në gatishmëri të plotë për t´u vënë plotësisht në shërbim të qytetarëve. E falënderova Shkëlzen Sylën, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional, sikurse dhe Valbon Krasniqin, drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së.
#QeveriaHoti