Zemaj në punë deri në mesnatë, bashkë me Policinë në aksion

Armend Zemajn e ka zënë mesnata në punë. Që nga ora 07-00 e mëngjesit, ministri i Shëndetësisë është në detyrë në përpjekjet maksimale për të menaxhuar situatën me Covid-19 në vend.
Ministri ndodhet aktualisht në kryeqytet duke inspektuar situatën bashkë me Policinë e Kosovës.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Policia është duke vendosur rregulla të ashpra për shkelësit e rregullave kudo në vend.
Për veturat që kanë qarkulluar pa arsye pas orës 21-00 ka patur edhe gjoba./Indeksonline/

