75 Mall Live Search
23:48 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Zemaj në QKUK, pak para mesnatës

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, në vazhdimësi ka treguar që u qëndron pranë stafit mjekësor anë e këndë vendit, në luftën kundër  coronavirusit, raporton IndeksOnline

Ai sonte pak para mesnatës ka zhvilluar vizita në të gjitha reperatet e QKUK-së për të parë nga afër trajtimin që po iu bëhet pacientëve të shtrirë në to.

Zemaj bashkë me stafin e tij, po ashtu ka dal në këtë vizitë për tu dhënë kurajo, e për të mbështetur ata që janë në vijën e parë të frontit.

IndeksOnline ju sjell pamje nga kjo vizitë e Zemajt në QKUK: