Zemaj në takim me përfaqësuesit e Greqisë dhe Bullgarisë: Javët në vijim do të jenë të vështira

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim vitual me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se në javët në vijim për të gjitha shtetet tona vështirësi dhe sfidë është fillimi i vitit të ri shkollor.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për vaksinat e gripit sezonal.
Postimi:
Sapo përfundova një takim shumë të rëndësishëm virtual me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë. Ishte një bisedë konstruktive, ku ndër të tjera shkëmbyem idetë, përvojat dhe mësimet e nxjerra nga kjo krize. Folëm për praktikat e mira që janë zbatuar për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të mirëmbajtur shërbimet themelore shëndetësore. Diskutuam edhe për mundësitë për t’i parapërgatitur vendet tona për një valë të re të mundshme të virusit në vjeshtë, fillimin e vitit it të ri shkollor dhe se si të bëhen parapërgatitjet në shkolla, për ta rinisur mësimin me prezencë fizike në klasë, si dhe cilat do të ishin hapat e ardhshëm për të hapur kufijtë ndërshtetërorë për udhëtime. Biseduam edhe për vaksinat e gripit sezonal. U tha se javët në vijim për të gjitha shtetet tona vështirësi dhe sfidë është fillimi i vitit të ri shkollor.