Zemaj në Zvicërr, takohet me disa ambasadorë të NATO-s

Ambasadori i Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është duke qëndruar Bruksel.
Zemaj sot u takua me përfaqësues të disa shteteve në NATO, me të cilët edhe pati drekë pune.
Ndërkaq, ambasadorin zvicërran në NATO, e falendëroi për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
“I nderuar që jam i ftuar sot nga Misioni i NATO-s në Zvicërr, për drekën e punës të WEP3 mes Zvicrrës, Austrisë, Irlandës, Finlandës dhe Suedisë. Faleminderit ambasadorit zvicërran Philippe Brandt për këtë takim kuptimplotë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën” shkroi Zemaj në Twitter.