09:53 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Nga COVIDI-19 u prekën edhe institucionet kryesore të shtetit, kjo hedh poshtë idenë se virusi s’ekziston

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se armiku i padukshëm, COVID-19 vazhdon të kërcënojë shëndetin tonë.

Madje, ai tha se së fundi nga kjo pandemi janë prekure dhe institucionet kryesore të shtetit, duke theksuar se kjo e hedh poshtë idenë e atyre që mendja u punon për konspiracione, duke pretenduar se virusi nuk ekziston.

Zemaj tha se i tërë personeli shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale është mobilizuar maksimalisht dhe se Klinika Infektive në QKUK, po përforcohet me kapacitete të reja, transmeton Indeksonline.

Zemaj këshilloi që të reduktohen kontaktet, në mënyrë që të evitohet përhapja e virusit e të mos paguajmë kosto të lartë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Armiku i padukshëm vazhdon ta kërcënon shëndetin tonë.

Disa qytetarë të Kosovës dhe mijëra persona në mbarë globin fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Nga kjo pandemi së fundi janë prekur edhe institucionet kryesore të shtetit.

Kjo e hedh poshtë idenë e atyre që mendja iu punon për konspiracione dhe që pretendojnë se virusi nuk ekziston, ose e relativizojnë rrezikun e tij.

Kjo luftë po zhvillohet kryesisht në frontin e shëndetësisë.

I tërë personeli mjekësor në klinikat e QKUK dhe në spitalet rajonale është i mobilizuar maksimalisht.

Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me kapacitete të reja.

Është detyrë e elitave intelektualëve, punëtorëve, burrave, grave, rinisë dhe gjyshërve, që të reflektojnë.

Kujdesuni për familjen dhe të dashurit!

Reduktoni kontaktet, që të evitohet përhapja e virusit!

Të mos paguajmë kosto të lartë. Sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet.

Respektoni udhëzimet e “Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”.

Për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave do të ketë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit.