75 Mall Live Search
19:59 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / S Z

Zemaj nga Dragashi: Ndryshimi po vjen

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Armend Zemaj, ka qëndruar sot në Dragash, ku është takuar me kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini, dhe qytetarë të zonës së Bellobradit.

Gjatë vizitës, Zemaj ka vlerësuar punën e udhëheqjes komunale në Dragash, duke theksuar projektet që sipas tij kanë ndikuar në zhvillimin e kësaj treve. Në një postim publik, ai falënderoi për pritjen dhe përmendi ndërtimin e amfiteatrit si shembull të punës së mirë nga qeverisja lokale.

“Faleminderit për pritjen, Bellobrad. Faleminderit dr. Xheladini dhe juve të gjithëve. Puna e zot e LDK-së. Në një vend ku dr. Bexheti dhe ekipi i tij ndërtuan këtë amfiteatër për mrekulli, ndërsa në anën tjetër kemi një qeveri qendrore e cila jo vetëm që nuk e ka ndihmuar Dragashin, por është munduar ta ndalë suksesin dhe zhvillimin e kësaj treve të mrekullueshme. Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Zemaj.