Zemaj: Që nga sot, do të ketë trefishim testesh për Covidin-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se që nga sot do të ketë trefishim të numrit të testeve për Covidin në Institutin Kombëtar.
Këtë deklaratë Zemaj e ka dhënë gjatë ceremonisë së pranimit të donacionit të 15 respiratorëve nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
“Sapo erdha nga Instituti Kombëtar dhe kam një lajm të mirë, që nga sot do të ketë trefishim të testeve për CovidIn-19”, ka deklaruar Zemaj.
Kujtojmë se deri tani maksimumi i testeve që ka realizuar IKSHPK-ja është rreth 600 teste brenda 24- orëve.