Zemaj ngushëllon familjet e ushtarëve të vdekur në stërvitjet e NATO-s

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka shprehur ngushëllime për ushtarët amerikanë, të cilët vdiqën në një aksident ajror gjatë stërvitjes së NATO-s.
“Me pikëllim të madh mësuam se katër ushtarë amerikanë vdiqën në një aksident ajror mbrëmë, gjatë stërvitjes së NATO-s, “Cold Response” në Norvegji. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e ushtarëve, të afërmit dhe miqtë dhe partnerët tanë në ShBA” ka shkruar Zemaj në Twitter.
Kjo stërvitje ushtarake në Norvegji është e natyrës mbrotjëse. Në të marrin pjesë rreth 30 mijë trupa nga 27 vende, përfshirë dhe aleatët e NATO-s.
Stervitja ushtarake Cold Response ka një një skenar të imagjinuar nëse Norvegjia do të sulmohej si anëtar i NATO-s, e cila e parashikon aktivizimin e klauzolës së mbrojtjes kolektive të NATO-s, bazuar në Nenin të 5-të te traktatit të NATO-s.