14:55 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Zemaj njofton se OBSh dhe Gjermania ndihmojnë MSh-në me 2.17 milionë euro pajisje dhe produkte për përballje me pandeminë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka bërë të ditur se donacioni i Qeverisë gjermane në bashkëpunim me OBSH-në dhe e Ministrinë e Shëndetësisë, përmban pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej 2.17 milionë eurosh, për përballje me pandeminë.

“Dërgesa është dorëzuar në prani të ambasadorit gjerman z. Rohde në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe do të shërbejë për të fuqizuar kujdesin ndaj pacientëve dhe, mbrojtjen gjithashtu të punonjësve shëndetësorë që janë në vijën e parë të betejës kundër Covidit -19.

Solidaritetin e OBSH-së dhe Qeverisë gjermane e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, sidomos në këtë kohë pandemie, andaj, shpreh respektin më të thellë për kontributin e gjermanëve të vazhduar përfshirë edhe këtë donacion”, ka shkruar Zemaj.

Ai na fund ka falënderuar OBSH-në dhe Gjermaninë, për përkrahjen e mëtejme në favor të  ruajtjes dhe përparimit të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. /Indeksonline