75 Mall Live Search
11:52 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zemaj njofton se shumë shpejt testet PCR-së, do të bëhen në të gjitha rajonet e Kosovës

Kryeministri Hoti, ministri Zemaj dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës janë duke mbajtur një takim me kryetarë komunash për t’u dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave ndaj Covidit-19.

Ministri Zemaj ka bërë një analizë të gjendjes në vend ku ka dhënë detaje të hollësishme si edhe ka treguar planet e ministrit të Shëndetësisë karshi situatës. Zemaj ka njoftuar se deri tani janë licensuar 86 institucione shëndetësore private për kryerje të testeve, 84 për teste serologjike dhe 2 për teste për PCR-në.

Ministri Zemaj ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë është duke duke kryer procedurat e blerjes së 7 aparateve të tjera për PCR-në në IKSHPK dhe 6 qendrat rajonale të shëndetësisë publike: (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj e Gjilan), me qëllim që në këto qendra të fillojë edhe testimi me PCR, por edhe testimet serologjike.

Zemaj, ka njoftuar se shumë shpejt pritet të kenë në dispozicion edhe 100 mijë teste PCR dhe 100 mijë teste serologjike./Indeksonline/