Zemaj: Nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme si më parë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk e mendojnë mbylljen e tërësishme të vendit si më parë, por tha se do të ketë zbatim rigoroz të masave.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk e mendojnë mbylljen e tërësishme të vendit si më parë, por tha se do të ketë zbatim rigoroz të masave.
Në debatin parlamentar që po diskutohet menaxhimi i pandemisë COVID-19, tha se duhet të punohet me front të përbashkët pozitë-opozitë dhe të mos politizohet situata.
“Qeveria Hoti nuk qeverisë me logjikën e përjashtimit, ekskluzivitetit apo regresit dhe asnjëherë nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme si më parë, nuk guxojmë të ndalim jetën me mbyllje, jo shtet i mbyllur, jo biznese të mbyllura, por të hapur me zbatim rigoroz të masave. Menaxhimi i pandemisë me qytetarë të mbyllur është shumë i lehtë, me pak raste dhe me shumë efektivitet formal, por ne nuk mund të kthehemi në pikën zero. Do të jemi të hapur, por me zbatim të masave, pra hapje të kontrolluar. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat në pajtim me situatën në kohën e duhur. Tash është koha e dukur për zbatimin e rekomandimeve dhe masave anti-COVID, ashpërsimi i tyre do të ndërmerret sa herë kërkon situata. Shtimi i testeve shton edhe numrin e rasteve pozitive, ne do t’i shtojmë testimet dhe sikurse në gjithë botën shumë teste prodhojnë shumë raste pozitive”, tha ai.
Zemaj tha se nuk guxojnë të lejojnë mbingarkesë të spitaleve, derisa përmendi se që nga marrja e mandatit ka qenë i përkushtuar për të rritur stafin shëndetësor në spitalet e vendit.
Ai tha se janë duke bërë gjithçka çka është e mundur për sigurimin e normalitetit në spitalet e përgjithshme dhe në sistemin shëndetësor të vendit tonë.
“Mos t’i mbushim spitalet, mos e bëni të pamundur kujdesin për secilin pacient që ka nevojë për përkujdesje. E dini të gjithë sa shumë zyrtarë publikë, njerëz të institucioneve qendrore dhe lokale kanë rezultuar pozitivë COVID-19, nuk e di nga pakujdesia, nga moskujdesi, nga respektimi i masave por përgjigja është dhe shumë e thjeshtë është nga mos disiplina”, tha ai.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të respektojnë masat antiCOVID-19.