75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / S Z

Zemaj: Pa marrëveshje politike, nuk votojmë asnjë kandidat

Deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj pak çaste para fillimit të seancës konstituive ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të votojë për asnjë kandidat të propozuar për postin e Kryetarit të Kuvendit pa një marrëveshje politike paraprake.

“Ne kemi deklaruar gjithmonë se bllokadën që e kishim fatkeqësisht për një vit të kaluar, dhe gjithçka që kemi vendosur në pjesën përmbajtësore politike, është se pa marrëveshje politike ne nuk votojmë asnjë kandidat”, tha Zemaj.