Zemaj: Pakënaqësitë me pagën minimale nisën me rritjen e pagave të Qeverisë
Kuvendi i Kosovës po mban sot seancën e radhës plenare, në të cilën po diskutohet për pagën minimale në vend.
Për këtë çështje ka folur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, sipas të cilit ka qenë pikërisht rritja e pagave të Qeverisë, ajo që ka nxitur debat, raporton Indeksonline.
“Çështja e pagës minimale ka qenë temë diskutimi, e elementi bazik që ka përkeqësuar situatën ka qenë rritja e pagave të qeverisë. Gjithçka ka qen e indikuar nga kjo dhe jo e arsyetuar mire e nga e cila linden debatet edhe brenda dikastereve politike të qeverisë së Kosovës”, ka theksuar Zemaj.
Sipas tij, njëri nga ministrat e caktoi vet pagën minimale, kurse ministri i financave tha se kjo gjë është e pamundur.
“Deputetët në vazhdimësi kanë kërkuar që qytetarët të trajtohen dinjitetshëm, sidomos ata në sektorin privat, duke marr për bazë shërbimet që bëjnë për shërbimin publik. Paramendo si ndihet një punëtor kur dikush pagën 5000 euro derisa paga minimale është 130 euro, kurse në shportën familjare duhet 150 euro prë të jetuar thjeshtë”, ka thënë tutje Zemaj.
Ai ka vlerësuar se gjithmonë duhet filluar nga vetvetja për secilindo vendim që merret.
“Ne takohemi me punëtor që kryejnë shërbime dhe në Kuvend, e kur takohemi me njerëz që punojnë në sektorin publik rroga e tyre nuk arrin as deri në 170 euro, e mbajnë familjet me to. Kjo temë duhet të ketë një trajtim dinjitoz dhe jo vetëm të shprehjeve dhe mekanizmave që iniciojnë në diçka populiste, jo luftë brenda dikastereve qeveritare por një zgjidhje për të ruajtur stabilitetin politik. Ky dallim mes pagës mesatare në sektorin publik dhe privat duhet të harmonizohet karshi jetës së qytetarëve”, ka përfunduar Zemaj. /Indeksonline/