75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj paralajmëron rritjen e testimeve edhe në gjashtë institutet rajonale

Armend Zemaj vazhdon të rris numrin e testimeve ndaj Covid 19 në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar rritjen e testimeve edhe në gjashtë institutet rajonale.

Këtë njoftim e ka dhënë pas pranimit të donacionit të 41 mijë testeve për koronavirus.

“Jemi në një front të përbashkët të angazhimit për t’ia lehtësuar qytetarëve luftën me pandeminë.

Falënderova ambasadorin ëeidinger dhe UNDP-në që e kanë realizuar në kohë rekorde sjelljen e testimeve dhe do të na lehtësojë luftën tonë në situatën në të cilën gjendemi.
Me ngritjen e këtyre kapaciteteve sado pak mund të arrijmë dhe ne të jemi më stabil që të ecim më tutje.

Ne duhet t’i respektojmë masat që mos ketë nevojë për testime, e të mos e ngarkojmë personelin mjekësor
Tashmë janë rritur kapacitetet e testimeve dhe se do të rritet numri i testimeve edhe në 6 institutet rajonale” shkruan Zemaj në njoftim./Indeksonline/