Zemaj pasi mori konfirmimin që u bë deputet: Vota do të jetë detyrim i përjetshëm për mua ndaj jush

Armend Zemaj ka marr konfirmimin sot që do të jetë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi, ai ka falendëruar votuesit për besimin e dhënë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Armend Zemajt:
Qytetarë të dashur, votues të LDK-së,Nga rezultatet e publikuara, kam marrë nga Ju, besimin e përfaqësimit në Parlamentin e Republikës së Kosovës, për të gjashtën herë.
Ndjehem i nderuar, falënderues dhe i detyruar, të shpreh gjithë respektin tim dhe familjes time, për votën Tuaj.Ju falënderoj përzemërsisht, kudo ndodheni. Vota, sikur deri tash, do të jetë detyrim i përjetshëm për mua ndaj jush!