16:56 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Zemaj prezanton projektin e finalizuar për ndërtimin e spitalit të Podujevës

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i shoqëruar me U.D. Drejtorin e ShSKUK-së, dr. Saudin Maliqin, deputetin Ekrem Hyseni dhe përgjegjësin e Spitalit të Podujevës, Afrim Tahiri, ka bërë  prezantimin e projektit të sapo finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës.

Zemaj ka treguar se ky spital do të ketë sipërfaqe rreth 7.700 m2 dhe do të ofrojë shërbimet si: Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri.

“Llapi meriton spital me kushte dhe shërbime për shumë arsye. Një ndër to, është të ofrohet shërbimi sekondar sa më afër qytetarëve dhe të mos ngarkohet QKUK-ja, sepse, jo vetëm Podujevës por edhe Prishtinës i mungon Spitali i Përgjithshëm.

Suksese, për Llapin!”, ka shkruar Zemaj./IndeksOnline/