18:22 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Puna e Policisë së Kosovës, është e pazëvendësueshme

Sot, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Policinë në Gjakovë, ku tha se ka bashkëbiseduar për të arriturat dhe sfidat e përbashkëta në pandemi.

Zemaj tha se Policia e Kosovës, me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë, shkruan Indeksonline.

“Situata e pandemisë, ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë”, u shpreh ai.

Njoftimi i plotë:

Sot, vizitova Policinë në Gjakovë, ku pata bashkëbisedim për të arriturat dhe sfidat e përbashkëta në pandemi.

Policia e Kosovës, me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë. Situata e pandemisë, ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë.

Puna e Policisë së Kosovës, është e pazëvendësueshme. Orari i zgjatur, kontakti i pareshtur me qytetarët për të zbatuar rekomandimet e luftimit dhe parandalimit të pandemisë, sollën pasoja.

Nderim për Policinë e Kosovës!