75 Mall Live Search
13:42 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / Blerim

Zemaj: Ritet fetare të zhvillohen duke respektuar në përpikëri masa anti Covid

Ministri i Shëndetësisë gjatë takimit me Dodë Gjergjin, theksoi se ritet fetare të zhvillohen duke respektuar në përpikëri masat antiCovid.

Ai falënderoi Dodë Gjergjin për anagzhimin e dhënë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në kohë pandemie.

“Falënderoj mons. Dodë Gjergjin për pritjen dhe angazhimin e madh që të ruhet shëndeti i qytetarëve në kohë pandemie. Në prag të festës së Krishtlindjeve, masat antiCovid të cilat janë në fuqi pritet të respektohen. Andaj duhet të jemi të kujdesshëm që ritet fetare të zhvillohen duke respektuar në përpikëri masa antiCovid”, shtoi ai.

“Jeta dhe shëndeti i qytetarëve është parësorë në çdo rrethanë, në veçanti për festat e fundvitit. Faleminderit për pritjen!”, tha Zemaj.