20:56 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Sot më shumë se 400 teste, s’u respektuan masat u detyruam të vepronim!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke folur rreth rritjes së numrit të rasteve dhe viktimave për shkak të COVID19, ka thënë se sot janë më shumë se 400 teste, derisa ka thënë që pandemia mos të lidhet me aspektin politik, transmeton Indeksonline.

“Sot ka një numër të konsiderueshëm të testimeve, nëse s’gaboj më shumë se 400 dhe mënyra e punës ka kërku edhe marrja e shpejtë e përgjigjeve.

Ka indikacione politike edhe profesionistë mjekë e pjesë e politikës, por për mendimin tonë jemi angazhu me gjithë potencialin, në krye me Ministrinë e Shëndetësisë.

Përballja me pandeminë pas lirimit të masave në mbarë globin ka pas edhe ka rritje, kjo si pasojë e moszbatimit të masave.

Nuk u respektuan masat dhe u detyruam, duke përfshi Prishtinën e masat tjera që janë kufizuese.

Ishte një shfrenim total, por kritikat janë edhe të mirëseardhura aty ku janë me vend. Por rastet që lidhet me pandeminë mos të lidhen me aspektin politik”, ka thënë Zemaj në Debat Plus./Indeksonline