75 Mall Live Search
07:07 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj sot viziton pikën kufitare në Vërmicë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, ushtruesen e detyrës së kryeinspektores shëndetësore, Nora Krasniqi dhe kryeinspektori i AUVK-ut, Ibrahim Tërshnjaku do të vizitojnë pikën kufitare me Shqipërinë.

Zemaj dhe bashkëpunëtorët pritet që në Vërmicë të jenë në ora 09:00, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që dje dhe në orët e vona të natës pritjet në këtë pikë kufitare ishin gati tri orë, për shkak të fluksit të madh të kosovarëve që kishin zgjedhur që vikendin ta kalonin në Shqipëri./Indeksonline/