Zemaj takohet me ambasorin islandez në NATO, flasin për bashkëpunim mes dy shteteve

Përfaqësuesi i Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar sot me ambasadorin islandez, Hermann Ingolfsson.
Zemaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi bashkëpunimin mes Kosovës dhe Islandës, sidomos në rrugëtimin kosovar të shtetndërtimit dhe anëtarësimit.
“Në kuadër te takimeve me Ambasadorët në NATO, sot jam pritur në Përfaqësinë e Përhershme të Islandës nga Ambasadori, Hermann Ingolfsson.
Kontributi dhe mbështetja e vazhdueshme e Islandës për Republikën e Kosovës është e veçantë, dhe si e tillë pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë për ndërtimin e paqës si dhe forcimit te subjektivitetit ndërkombëtar te shtetit tonë” ka shkruar Zemaj në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se në takim u diskutua edhe për thëllim të marrëdhënieve dhe sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Thellimi i marrëdhënieve të mira mes shteteve tona, si dhe bashkëpunimi në proceset euroatlantike, siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ishin pjesë e takimit tonë të përbashkët” përfundoi Zemaj.