Zemaj takohet me Cadenbachun, bisedojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar me sekretaren e përgjithshme të NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Bettina Cadenbach.
Në këtë takim, Zemaj njofton se u diskutua për ngjarjet e fundit lidhur me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë.
“I lumtur që u takova sot Ambasadoren e ASG-PASP Bettina Cadenbach. Një mbledhje shumë kuptimplotë ku diskutuam çështjet e fundit në lidhje me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. E sigurova ASG-në se Kosova është e përkushtuar për të ardhmen e saj BE-Atlantike dhe mirënjohëse për mbështetjen e paqes/stabilitetit nga NATO dhe KFOR-i” shkroi Zemaj në Twitter.