Zemaj takohet me homolugn italian në NATO, flasin për integrimin e Kosovës

Përfaqësuesi i Kosovës pranë zyrës së NATO-s, Astrit Zemaj, është takuar sot me Ambasadorin italian në NATO, Francesco Talò.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zemaj ka falendëruar Talòn për mbështetjen e përhershme të Italisë ndaj Kosovës.
“Falenderues për pritjen përzemërt dhe për mbështetjen e sotme të fuqishme në Perfaqësinë e Përhershme të Italisë në NATO nga ana e Ambasadorit, Francesco M. Talò. Te përkushtuar për të ardhmen e përbashkët, për paqën, sigurinë dhe stabilitetin si dhe rrugëtimin e Republikës së Kosovës në proceset e integrimeve Euro-Atlantike” ka shkruar Zemaj.